Kosovë,Thaçi raporton para deputetëve për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të raportojë sot para deputetëve kosovarë për takimin e fundit të tij me homologun serb, Ivica Daçiç.Thaçi është takuar javën e kaluar me homologun e tij serb për raundin e shtatë të bisedimeve, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.Procesi zhvillohet në Bruksel dhe ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.Takimi i radhës është caktuar për 2 prill. Pritjet janë që palët të arrijnë marrëveshje për vendosjen e normalitetit në komunat veriore të Kosovës, ku serbët lokalë kundërshtojnë autoritetin e Prishtinës zyrtare, ndërsa Beogradi, që nga paslufta, financon strukturat e veta paralele.