Greqi, vijojnë kërkimet për kapjen e të arratisurve shqiptar

Policia greke vazhdon operacionet për kapjen e personave që u arratisën nga burgu i Trikalas të premten në mbrëmje. Nga 11 të arratisurit, dy prej tyre u kapën të shtunën, ndërsa të dielën pasdite u kap edhe një i tretë, në kufirin midis rretheve Trikala dhe Larisa.Policia greke publikoi fotografitë dhe identitetin e tetë të arratisurve të tjerë që ende nuk janë gjetur.Në një komunikatë për shtyp, policia e ka argumentuar publikimin e fotografive dhe të identieteve, me qëllim parandalimin e kryerjes edhe të akteve të tjera penale nga ana e tetë të arratisurve.Pas arratisjes nga burgu i Trikalas, ata tashmë përballen edhe me akuza të reja, që sipas policisë, lidhen me tentativa për vrasje në vazhdimësi, nxitjen e të burgosurve në revoltë, armëmbajtje pa leje, krijnimit dhe pjesëmarrjes në bandë kriminale, etj.Policia ka përforcuar kontrollet edhe në zonat përgjatë vijës kufitare me Shqipërinë, pasi mendohet se ata mund të tentojnë të kalojnë në tokën shqiptare.Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së premtes  ku të burgosurit  sharruan hekurat e qelisë dhe pas shumë liftimesh u arratisën. Sipas mediave greke që citojnë burime nga autoritete greke arratsija ka qënë e programuar  prej kohësh. Dy furgona iu afruan burgut dhe personat që gjendeshin në to qëlluan mi oficerët e kullës së vrojtimit.  Ajo që ka ngritur shumë pikëpyetje për autoritetet e sigurisë greke është futja e armëve brenda  në burg.