Mblidhen krerët shtetëror të Serbisë, diskutojnë për dialogun
Krerët shtetëror serb, mblidhen sot për të shqyrtuar strategjinë e dialogut për raundin e tetë të bisedimeve me Kosovën që mbahet me 2 prill, shkruan gazeta serbe '''Novosti'''. Pritet që raundi i radhës të jetë vendimtar për rrugën e Serbisë në procesin e integrimeve evropiane shkruajnë mediat serbe.Krerët më të lartë të shtetit serb pritet të koordinojë veprimet e tyre, pasi sipas palës serbe në raundin e fundit nuk janë regjistruar përparime sa i përket kërkesave të Serbisë që Asociacioni i Komunave serbe në veri të ketë kompetenca ekzekutive. Sipas palës serbe, oferta e Bashkimit Evropian në raundin fundit ka qenë e pa pranueshme.Duke pasur parasysh faktin se 2 prilli do të jetë vendimtar për procesin e marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, strategjia për datën 2 prill, do të bisedohet sot nga presidenti, Tomislav Nikoliç, kryeministri Ivica Daçiç, zëvendëskryeministri Vuciç dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar. Nëse me 2 prill nuk arrihet kompromisi që Serbia duhet ta bëjë, procesi i integrimeve evropiane do të duhet të presë pjesën e dytë të vitit 2014.Përveç mbledhjes së krerëve më të larët shtetëror, nuk përjashtohet mundësia që për këtë çështje të mblidhet edhe Kuvendi i Serbisë. Zyrtarë të Kuvendit të Serbisë kanë deklaruar se edhe Kuvendi i Serbisë do të duhej të deklarohej për ofertën e BE-së për Asociacionin e Komunave serbe të bërë nga zonja Ashton në takimin e fundit.Përfshirja e Kuvendit të Serbisë në këtë çështje më shumë kërkohet nga opozita serbe, kurse zyrtarë brenda qeverisë, u kanë thënë mediave se në zgjidhjen e kësaj situate nuk ka pse ndërhynë Kuvendi i Serbisë. Opozita serbe, sidomos partia e Voisllav Koshtunicës ka deklaruar se Qeveria serbe po përgatitet të pranojë planin e Ahtisarit për veriun dhe këtë ta prezantojë pastaj para opinionit në serbi si triumf të saj.