Rikthehet skanimi në dogana, në tetor rinis me tarifën e re 22 euro për kontenier
Pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes me shtetin shqiptar, kompania e skanimit në doganat shqiptare do të rifillojë punën në tetor të këtij viti.Tashmë bizneset do të paguajnë 22 euro nga 39 që paguanin më parë për deklaratë doganore.Kompania e skanimit ne dogana “Rapiscan” do të rinisë punën në në tetor të këtij viti.Pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes me shtetin shqiptar u ra dakort për uljen e tarifës që duhet të paguajnë bizneset shqiptare nga 39 euro që ishte më parë në 22 për deklaratë doganore.Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se kjo kompani pritet që të instalojë paisjet për skanimin dhe më pas do të rinisë punën.Pas pakënaqësive të biznesit,qeveria njoftoi prishjen e marrëveshjes me “Rapiscan”, e cila në 14 gusht te 2014 e dergoi çështjen në arbitrazhin ndërkombëtar të Vienës duke kërkuar një dëmshpërblim prej 256 mln eurosh.Kjo detyroi shtetin shqiptar që të ulej edhe njëherë në bisedime me kompaninë per gjetjen e nje rrugë të mesme .Kontrata me “Rapiscan” ishte një ndër kontratat e kundërshtuara fort nga te majtet kur ishin ne opozite, por pas ardhjes ne qeverisje ne shtator te 2013, mosmarrveshjet me kompanine dhe prishja e marrëveshjes mund ti kushtonte buxhetit 256 mln euro dhe per pasoje u detyrua të beje kompromis dhe te bjere dakort per te ulur tarifën e skanimit nga 39 ne 22 euro per çdo deklarate doganore.