Sulm me thika në Suedi, dy viktima në qëndrën tregtare, pranga autorit

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë në një sulm me thikë në një dyqan të Ikeas në qytetin Vasteras të Suedisë.Policia bëri me dije se viktimat janë një burrë e një grua, ndërkohë që një burrë është arrestuar nën dyshim për vrasje.Zëdhënësja e dyqaneve Ikea tha se qendra tregtare Erukslund ku ndodhi incidenti është mbyllur.I plagosuri është një burrë i moshës 35-vjeçare, raportoi televizioni suedez duke cituar dëshmitarët okularë.Një manaxher i dyqanit tha për një gazetë lokale se viktimat ishin njerëz të zakonshëm që po kryenin blerje.Policia në një deklaratë, tha se agjentët kishin gjetur një burrë dhe një grua që kishin plagë thike dhe të cilët më vonë vdiqën për shkak të plagëve të marra.