Vulin: Oferta e Brukselit, e papranueshme për Serbinë

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se ekipit të Beogradit në bisedime me Prishtinën i është ofruar një letër me synime që ishin të papranueshme për Serbinë. Ai ka thënë se fjala është për dokumentin e ngjashëm me atë të publikuar në ditoren Politika.“Ideja është që të zbatohen ligjet e Kosovës dhe serbët të mos vendosin për asgjë. Nuk do të zgjidhim asgjë sipas planit të Ahtisarit, por nuk duhet diçka e veçantë, që do të dalë nga ligji jonë kushtetues për autonomi substanciale. Ne nuk mund të shkojnë nën kontrollin e policisë, gjyqësorit, financimin direkt nga Serbia dhe planifikimit hapësinor. Planifikimi hapësinor është e vetmja mënyrë për të parandaluar ndryshimin e strukturës etnike” ka thënë ai për B92.Vulin ka konfirmuar se dialogu është dashur të ndalet tërësisht, dhe se kjo do të thoshte që Serbia do të etiketohet si dikush që me dashje, qëllimisht dhe sistematikisht minon idenë e e dialogut.“Kryeministri (Ivica Dacic) ishte në gjendje të parandalojë këtë në bazën e shpresës se ne do të marrim një letër të mirë, diçka për çfarë mund të flasim”, ka thënë ai.