Radikalët serb provokojnë në Mitrovicë
Rreth 400 serb të veshur me uniforma të Partisë Radikale të Serbisë, të Vojislav Sheshelit, kanë provokuar qytetarët e jugut të Mitrovicës. Ata pas një mitingu të mbajtur në veri të Mitrovicës, kundër fillimit të bombardimit të trupave ushtarake dhe policore serbe nga ana e NATO-së, kanë ardhur në urën kryesore mbi lumin ‘Ibër’ duke u ngjitur mbi barrikada e duke thirrur kundër shqiptarëve dhe NATO-s.Ata, gjithashtu, kanë mbajtur edhe foto të liderit të tyre Vojislav Sheshel. Çetnikët në barrikadën mbi Ibër kanë brohoritur se “ Kosova është zemra e Serbisë”, “NATO është fashiste” etj etj.Pas qëndrimit disa minutash mbi barrikadë dhe pas disa fotografimeve, serbet janë larguar në qendër të pjesë veriore të Mitrovicës. Këta persona gjatë mesditës kanë parakaluar në tërë veriun e Mitrovicës duke provokuar banorët joserbë të kësaj pjese të qytetit.Paraprakisht këta persona kanë vendosur kurora lulesh në memorialin serb, të ndërtuar tek ura mbi lumin Ibër e që u kushtohet të vrarëve serb gjatë bombardimeve të NATO-s.Provokimin e serbëve tek ura mbi lumen Ibër e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka theksuar se pas orës 13:29 nga sheshi “Shumadia” kanë ardhur 10-15 persona dhe janë ngjitur në barrikadë duke valëvitur flamuj të Serbisë dhe të Partisë Radikale Serbe. Gjatë këtij manifestimi nuk janë shënuar incidente, ka thënë Hoti.