Byroja e Hetimit do të ngrihet, Braho: Në shtator shqyrtimi në Kuvend

Ndryshime të neneve që Gjykata Kushtetuese i rrëzoi si antikushtetuse, do të jetë zgjidhja e maxhorancës, për të realizuar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.Një nga zerat e hershëm kritike të Byrosë së Hetimit, Spartak Braho dha garanci se komptencat e Byrose së Hetimit nuk do të kenë mbivendosje me ato të Prokurorisë.Spartak Braho: "Do të ketë riformulime dhe rispecifikime më të sakta për të hequr çdo paqartësi që krijohet nga formulimet e para. Nuk ka dalje, nuk ka një strukturë paralele hetimi siç u keqkuptua, ndoshta edhe në ligj duhet të ishte sqaruar më mirë, por ka një strukturë policoro-administrative, e cila do të merret me ndjekjen me grumbullimin me hetimin me investigimin e fakteve që lidhen me veprimtarinë kriminale në fushën e korrupsionit. Të gjitha veprimet hetimore proceduriale do të zhvillohen nën drejtimin e prokurorisë, është prokuroria ajo e cila do të japë lejë për hetime dhe për investigime."Braho, paralajmëron se ndryshimet do të jenë pjesë e axhendës parlamentar me nisjen e sesionit të ri.Spartak Braho: "Besoj se në sensionin e shtatori do të jetë një nga ligjet e para që do të bëhet pjesë e axhendës së Kuvendit"Në prill të këtij viti, Gjykata Kushtetuese shpalli si anti-Kushtetuese Byronë Kombëtarë të Hetimit duket argumentuar, se është në papajtueshmëri të plotë me Kushtetutën. Ligji u ankimua nga PD-ja, me argumentin se dublon punën e Prokurorisë./Oranews.tv/