Lufta ndaj ISIS, Mogherini: Turqia duhet t'i jap prioritet dialogut e paqes

Në një takim të shkurtër me mediat Komisionerja Europiane për sigurinë e politikën e jashtme të BE, Federica Mogherini, u shpreh mbi rëndësinë e arritjes së nënshkrimit të marrëveshjes së Vjenës mbi programin nuklear të Iranit."Sot do të nisem drejt Arabisë Saudite e më pas drejt Teheranit për të shpjeguar pikërisht rëndësinë e këtij pakti, u shpreh ajo, për të shpjeguar mbi të gjitha se ky bashkëpunim nuklear kontribuon në sigurinë e rajonit, në sigurinë e Izraelit, të Bashkimit Europian e të gjithëve ne."Duhet të investojmë, tha ajo, në raportet tona me Iranin, në mënyrë që Irani i nesërm të mund të investojë në të ardhmen e brezave të rinj."Turqia duhet t'i jap prioritet dialogut e paqesInteresimit mediatik mbi sfidën që Turqia po i bën terrorizmit islamik, Federica Mogherini u shpreh se është në kontakt të vazhdueshëm Ministrin e Jashtëm turk, me autoritete të larta të politikes e të sigurisë në këtë vend, si dhe me përfaqësuesit e popullsisë kurde.“Bashkimi Europian e kupton mjaft mirë rrezikun real që ky terrorizëm përfaqëson për këtë vend, por fton Turqinë jo vetëm të kontrastoj terrorizmin, por dhe të mbaj përherë hapur rrugën e dialogut e të Paqes brenda territorit turk e kundrejt popullsisë kurde.Edhe kjo formulë është një investim në sigurinë e paqen e Turqisë. Bashkimi Europian fton të gjitha vendet të mbajnë hapur dyert e dialogut politik".