Shpërthimi në Bari, një person nën hetim. Mes viktimave dhe një shqiptar

Drejtësia italiane ka bërë publik emrin e personit të parë, të vënë nën hetim për ngjarjen tragjike të shpërthmit të fabrikës së fishekjarreve në Bari të Italisë, ku mbetën të vdekur 9 viktima mes të cilëve dhe shqiptari 28 vjecar Sajmir Merja.Personi nën hetim është Antonio Bruscella, një nga tre pronarët e kësaj fabrike, që pas shpërthimit mori disa plagë djegje të lehta në trup.Akuza kundër tij është fajtor ndaj një katastrofe të qëllimshme."Është ky një akt i detyrueshëm, kanë shpjeguar autoritetet e drejtësisë italiane, për të ndihmuar punën në zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj tragjedie.Dy pronarët e tjerë të fabrikës janë nipi i Antonio Bruscellas, Mikele Bruscella, një nga viktimat e këtij shpërthimi, si dhe Vincenco Bruscella, momentalisht i plagosur rëndë dhe i shtruar në spitalin Nardelli të qytetit të Napolit.Ndërkohë vazhdon aktiviteti investigues i autoriteteve italiane. Gjatë ditës së djeshme Kryeprokurori i qytetit të Barit Xhuzepe Volpe ka deklaruar se shumë shpejt do të nominohet një konsulent përgjegjës për të vlerësuar teknikisht shkaqet e këtij shpërthimi.Ndërsa Qëndra e Inspektoriatit të punës në Policinë Italiane po ekzaminon dokumentacionin logjistik të kësaj fabrike për të verifikuar respektimin e normave të sigurisë së punës e të kontrantave të punonjësve të saj.Të premten trupat e viktimave u rikthehen familjarëve- Prokurori i cështjes Domeniko Minardi ka ngritur një kolegj konsultativ mjeko-logjor, drejtuar nga Prof. Dokt. Francesko Vinci, të ngarkuar për kryerjen e autopsisë së trupave të 9 viktimave. Puna e tyre do të mund të përcaktoj jo vetëm shkaqet e vdekjes por dhe identifikimin e plotë të të gjithë trupat, disa prej të cilëve pas shpëërthimit janë të pamundur të identifikohen.Shpërthimi në Bari, një person nën hetim. Mes viktimave dhe një shqiptarTë premten e ardhshme trupat e 9 viktimave të ksaj tragjedie do t'u kthehen familjarëve për të kryer ceremonitë e varrimit.Komuna e zonës së Modunjos në Bari ka nisur një mbledhje fondesh për të ndihmuar familjarët e 9 viktimave që humbën jetën në këtë fabrikë. Gjithkush mund të ndihmojë me një dhurim të lirë në mbështetje të familjeve të tyre.