Grupi hetimor rikthehet në Lazarat ku u vra efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha
Grupi hetimor që po merret me dosjen e vrasjes së efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha është rikthyer në vendin e krimit gati një muaj pas ngjarjes.Grupi hetimor kryesohet nga prokurori i çështjes Anton Martini dhe në përbërje ka prokurorët Besim Hajdermataj dhe Edvin Kondili ndodhen në Lazarat se bashku me ekepertë të policisë për të bërë një rindërtim të skenës së sulmit të 24 qershorit, ku humbi jetën efektivi i RENEA-s dhe u plagosën 2 të tjerë.Mësohet se nuk do ketë qitje, por prokurorët kanë marrë aparatin lazer dhe me anë të tij do të percaktojnë vendin nga ka ardhur plumbat drejt efektivëve.Më 24 qershor 2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punjësi i policisë RENEA, Ibrahim Basha si dhe janë plagosur dy punonjës te tjerë,Dy vëllezërit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko janë të akuzuarit kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, por këta të fundit e mohojnë. Sipas tyre në drejtim të RENEA-s është qëlluar me breshëri nga më shumë se 11 persona.Vëllezërit akuzohen për “vrasje të punonjësit të policisë”, “plagosjen e dy efektivëve të RENEA-s”, “trafik armesh dhe municionesh ne bashkepunim”, si dhe “drejtimi i nje grupi te strukturuar kriminal”.[caption id="attachment_553465" align="alignnone" width="638"]
Ne foto: Forcat e RENEA-s rikthehen ne Lazarat[/caption][caption id="attachment_553464" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e RENEA-s rikthehen ne Lazarat[/caption][caption id="attachment_553463" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e RENEA-s rikthehen ne Lazarat[/caption][caption id="attachment_553462" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e RENEA-s rikthehen ne Lazarat[/caption][caption id="attachment_553470" align="alignnone" width="670"]
Ne foto: 24 qershor 2015, vrasja e efektivit Ibrahim Basha[/caption]/Oranews.tv/