Ambasada e SHBA: E turpshme! Një deputet në parlament i dënuar për trafik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2015, 12:36
Ambasada amerikane e quan të turpshme faktin që një anëtar i parlamentit shqiptar është i dënuar për trafik të qënieve njerëzore.Kjo u zbulua nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Personave për 2015 publikuar pasditen e 27 korrikut 2015 që e rendit Shqipërinë vend transit dhe burim të trafikut të qënieve njerëzore, të shoqëruar me shqetësimin së zyrtarëve të lartë janë të lidhur me trafikantë dhe se një deputet i dënuar për këtë vepër penale është sot në kuvendin e Shqipërisë vjen i menjëhershëm edhe reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.Përmes një deklarate për shtyp ambasada amerikane përsëriti mesditën e 28 korrikut kërkesën e SHBA-s drejtuar të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë.
Ne foto: Deklrata e Ambasades se SHBA[/caption]vijon
"Ambasada vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i kërkojnë të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë."
USA: Nxisim qenverinë të vijojë përpjekjet - Ndër të tjera Ambasada e SHBA vë në dukje se raporti vlerëson se Qeveria e Shqipërisë bëri përparim të mirë dhe vazhdon të bëjë përpjekje domethënëse për të përmbushur standartet minimale për eleminimin e trafikut. "Ne nxisim qeverinë shqiptare t’i vazhdojë ato përpjekje për të luftuar të gjitha format e trafikimit të njerëzve nëpërmjet zbatimit të fortë të ligjit dhe mbrojtjes efikase të viktimave, si dhe me politika për parandalimin e trafikimit. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhduara kundër trafikimit të njerëzve" thuhet në deklaratë Ambasada amerikane në Tiranë, ka mbajtur nje qëndrim të ashpër edhe gjatë fushatës zgjedhore kur nxiti palën politike të largonte të inkriminuarit nga listat zgjedhore, madje në faqen e saj zyrtare, u publikua një mesazh i qartë me tone shqetësuese.Blushi pat deklaruar: Edhe Rama ti kërkojë ndjesë shqiptarëve për kriminelët në Parlament. [caption id="attachment_553486" align="alignnone" width="493"]
Ne foto: Deklrata e Ambasades se SHBA[/caption]vijon