Racizëm online kundër Ambra Salijit e dy shqiptarëve Meta dhe Mema

"Ambera Saliji ti thjesht na e shpif" është faqja e re e Facebook e hapur gjatë orëve të fundit nga një komunitet online prej më shumë se 2 mijë stutentësh të ftuar për të komentuar mbi ngjarjen tragjike të ndodhur në Santa'Angelo i Vada në provincën e Varezes, ku xhelozia për këtë vajzë shtyu të fejuarin e saj shqiptarin Igli Meta në bashkëpunim me mikun e tij Marjo Mema në vrasjen e shqiptarit 17- vjeçar Isamel Lulli.Fyerje, sharje, kërcënime deri në vdekje ndaj maqedonases 19-vjeçare, e akuzuar nga ky komunitet si fajtorja e vetme e çmëndurisë që shtyu Igli Metën në ekzekutimin e Isamele Lullit.Por për momentin Ambera Saliji është person jo nën hetim nga policia italiane, e konsiderohet dëshmitare e fakteve jo e përfshirë penalisht.Dhe pse hetimet e fundit pas gjetjes së sms së nisur nga telefoni i saj celular, nga ku u vulos dhe fati i Ismaele Lullit, mund ta ndryshoj pozicionin e saj para drejtësisë italiane.Ndërkohë familja Saliji është larguar nga qyteza e Sant'Angelo in Vada. Babai i Amberas ka mbyllur kontratën me firmën mekanike ku ai punonte.Faqja në Facebook "Ambera ti na e shpif" dhe pse në informacionin bazë fton në moderimin e ngjarjes pa përdorur fyerje raciste, përmbajtja e saj konfirmon krejt të kundërtën; "Sharje e fyreje nga më racistet ndaj shqiptarëve e emigrantëve në Itali.Kundër Igli Metës e Marjo Memas është hapur gjithashtu një tjetër faqe në facebook, ku kërkohet dënimi maksimal për dy shqiptarët."Drejtësi për Ismael. Dënim ekzemplar për vrasësit", emërtohet kjo faqe e cila shërben jo vetëm për t'u shfryrë ndaj këtij akti makabër të kryer nga shqiptarët, por dhe për të diskutuar mbi investigimin e kryer deri më tani nga hetimet e forcave të rendit deri në zbardhjen e të vërtetës së plotë të ngjarjes.321