Mazhoranca miraton ligjin për turizmin, Meta: Pushime të mbara, qetësohuni
Me 79 vota pro të shumicës dhe 13 kundra nga opozita, parlamenti miratoi në seancën e tij të fundit për këtë sesion ligjin e ri të shumëdebatur për turizmin.Përkundër debateve të shumta gjatë gjithë seancës mes dy kampeve, shumica arriti të finalizojë kalimin e ligjit me forcën e kartonit.Opozita e kundërshtoi draftin, që ish-kryeminsitri Berisha e vulosi si klientelist.Berisha: "Ky ligj shpërfill dhe shkelmon në mënyrë përfundimtare pronarët shqiptarë dhe interesat e pronarëve. Ligjin nuk mund ta votoj sepse është ligj burracak dhe burrecësh"Por ministri i Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmit, Arben Ahmetaj rrëzoi pretendimet e deputetëve demokratë duke deklaruar se ligji e vendos Shqipërinë në mesin e destinacioneve të preferuara.Ahmetaj: "Frytet i këtij ligji do ti korrin shumë shpejt ata breza që vijnë. Do ta bëjnë një kompani ndërkombëtrae e cila nuk ka interesa të drejtpërdrejta klienteliste siç u tha nga ish-kryeministri Berisha, por ka interesa standardi për ta futur Shqipërinë një herë e mirë në hartën e destinacioneve më të mira turistike."Gjatë shqyrtimit nen për nen deputeti socialkist Fatmir Xhafaj u përplas me ministrin Ahmetaj, pasi në draftin final nuk ishin përfshirë amendametet e Komisionit të LigjeveXhafaj: "Unë në emër të komisionit kërkoj që të votohen amendamentet sepse kam rënë daktort gjatë gjithë debatit edhe me ministrinë përkatëse që kanë mbrojtur amendamentin, propozimet e sjalla nga Komisioni i Ligjeve duhet të kalohet në seancë."Ahmetaj: "Në relacionin final nuk kanë ardhur amendamentet, ka ardhur relacioni përfundimtar relacionin e lexova pastaj më vunë në dispozicion dy amendamente i diskutuam me deputetët përkatës i akomoduam për ato që ramë dakort për të akomoduar"Pas një ndërprerje të seancës, parlamenti votoi vërjetjen e Komisonit të Ligjeve duke i hequr ministrit të drejtën për të miratuat me urdhrin e tij kushtet dhe procedurat e klaisfikimit të sipërmarrjeve turistike, dhe duke ia lënë në dorë kriteret e këshillit të ministrave.Në fund, ligji u miratua me 79 vota pro të shumicës dhe vetëm 13 kundër.Por mazhoranca nuk ia doli të miratonte ndryshimet në Kodin Rrugor, që kërkonin një shumicë të cilësuar prej 84 votash ndërsa në seancë maxhoranca numëronte vetëm 79 deputetë. Kjo seancë e jashtëzakonashme për ligjin e turizmit, ishte e fundit për ketë sesion parlamentar.Në përfundim të seancës, kryeparlamentari Meta u uroi pushimet deputetëve, duke i ftuar ata ti shfrytëzojnë për qetësim deri në nisje të sesionit të ri të hënën e parë të shtatorit.“Faleminderit për punën dhe kontributin gjatë seancës së sotme dhe gjatë gjithë këtij sesioni. Ju uroj pushime të mbara, të qetësohemi të gjithë, të reflektojmë dhe me energji të reja pozitive të fillojmë të hënën e parë të shtatorit sesionin e ri”./Oranews.tv/