Ndalohet në portin e Vlorës, fshehu në sedilje 2.5 kg "Cannabis sattiva"

Arrestohet 23-vjeçari i cili tentoi të kalonte në pikën kufitare të portit të Vlorës me 2.5 kg "Cannabis sattiva".Policia finalizoi me sukses operacionin antidrogë të koduar “Sediljet” ku ndaloi në flagrancë shtetasin Julian Hoxhara, banues në Fier.“Gjatë kontrollit të bërë, në autobuzin me targë, FR6184B, që i përket një agjencie udhëtimi Vlorë-Siçili (Itali), në brendësi të sediljeve të fundit, janë gjetur dhe sekuestruar 5-Pako të mbështjella me qese celefoni, brënda të cilave  ndodhej një sasi lënde narkotike prej 2.5 KG, të llojit "Cannabis-sattiva", thuhet në njoftimin e policisë të publikuar sot për mediat.Lënda Narkotike ishte transportuar nga shtetasi Julian Hoxhara nëpërmjet automjetit të tij, tip "AUDI-A3" me targë, CT814PK.Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”./oranews.tv/