Aksidentohen 2 familje nga Kosova e Fushë-Kruja, 10 të plagosur

12 persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente rrugore të ndodhura gjatë pasdites të së hënës në rruget e qarkut të Lezhës.Përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Rrëshen-Milot në afërsi të një karburanti në hyrje të Rrëshenit solli plagosjen rëndë të 10 personave.Një automjet tip "Ford" më targa AA 766 LD ku udhetonin  gjashtë pjesëtarët e familjes Hametaj nga Fushë-Kruja është përplasur me automjetin  tip "Wolsvagen " me targa gjermane BHY 264, në të cilin udhëtonin 4 pjestarë të një famijes Bytyçi nga Kosova.Të plagosurit mes të cilëve dhe dy fëmijë 12 dhe 14 vjeç janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmë  e parë mjekësore.Më pas 4 prej tyre të cilët kanë qenë në gjendje kritike për jeten janë dërguar me helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë  në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa të tjerët janë dërguar me autoambulancat e Spitalit të Rrëshenit.Personat e plagosur:Klevis Hametaj 16 vjeçLavdije Hametaj 43 vjeçElsuida Hametaj 20 vjeçKlejdis Hametaj 12 vjeçAgron Hametaj 40 vjeçArtjola Hametaj 40 vjeçMerita Bytyçi 41 vjeçErlis Bytyçi 14 vjeçAzem Bytyçi 46 vjeçArbelinda BytyçiPerplasja e dy mjeteve ka qenë tepër e fortë duke u dëmtuar plotësisht ato, ndërsa për të nxjerre disa prej të plagosurve është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, duke prerë disa pjesë të mjeteve.Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar plotësisht edhe Rruga e Kombit nga Rubiku në Rrëshen për disa minuta, ndërsa lëvizja e mjeteve është orientuar për në aksin e vjeter.Nga hetimet e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i mjetit me targa gjermane, çka solli edhe përlasjen e fortë të dy mjeteve.Më heret një tjetër aksident ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Laç në vendin e quajtur kryqezimi i Shënkollit, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.Ka qenë një automjet tip "Benz" që drejtohej nga 37-vjeçari me iniciale F.M që është përplasur me mjetin tip "Opel" që drejtohej nga shtetasi me iniciale L.K 59-vjeç.Si pasojë e përplasjen automjeti tip "Benz" ka përfunduar në një kanal pranë supërtrades.Dy të plagosurit janë dërguar me urgjëncë në spitalin e Lezhës për  ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rreziku për jeten.Policia bëri të ditur se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rruges nga ana mjeti tip "Opel" i cili po dilte nga rruga e Shënkollit për në superstrade.Fluksi i lartë i automjeteve që po lëvizn ne rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës në këtë sezon turistik ka shtuar numrin e aksidenteve, ku vetëm gjatë 4 ditëve të fundit janë shënuar tre të tillë por fatmirësisht pa viktima.Lëvizja tej normave të lejuara dhe mosrespektimi i sinjalistikes rrugore, kryesisht nga turistet të cilët kanë adhur në vendin tonë për të kaluar pushimet verore, janë edhe shkaktaret kryesore të këtyre aksidenteve.[caption id="attachment_553299" align="alignnone" width="640"]aks6 Në foto: automjeti "Wolsvagen " me targa gjermane ku udhëtonte familja kosovare[/caption][caption id="attachment_553300" align="alignnone" width="640"]aks5 Në foto: automjeti "Wolsvagen " me targa gjermane ku udhëtonte familja kosovare[/caption][caption id="attachment_553301" align="alignnone" width="640"]aks 4 Në foto: automjeti “Ford" më targa AA 766 LD ku udhëtonte familja nga Fushë Kruja[/caption][caption id="attachment_553303" align="alignnone" width="640"]aks2 Në foto: automjeti “Ford" më targa AA 766 LD ku udhëtonte familja nga Fushë Kruja[/caption][caption id="attachment_553304" align="alignnone" width="640"]aks1 Në foto: automjeti "Wolsvagen " me targa gjermane ku udhëtonte familja kosovare[/caption][caption id="attachment_553305" align="alignnone" width="640"]aksidenti rreshen Në foto: vendi ku ndodhi aksidentimi i dy automjeteve[/caption][caption id="attachment_553302" align="alignnone" width="640"]aks3 Në foto: automjeti “Ford" më targa AA 766 LD ku udhëtonte familja nga Fushë Kruja[/caption][caption id="attachment_553293" align="alignnone" width="640"]trauma Ne foto: Nje prej te plagosurve gjate transportimit tek Trauma[/caption][caption id="attachment_553292" align="alignnone" width="640"]trauma1 Mberritja e autoambulancave tek Trauma me te plagosurit[/caption][caption id="attachment_553291" align="alignnone" width="640"]trauma2 Ne foto: Forcat e policise jashte ambienteve te spitalit te Traumes[/caption]