Një ditë punë dhe arratisej me xhiron ditore, arrestohet kamariere “Ela”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2015, 22:25
Një ditë punë për të vjedhur pa armë. Ky është mekanizmi që një 30-vjeçare në kryeqytet kishte zgjedhur për grabitjen e xhiros ditore të disa lokaleve në kryeqytet.Blutë e Tiranës në njoftimin për mediat bëjnë me dije se E. Malaj e njohur ndryshe edhe si “Ela” banuese në Tiranë, punësohej në lokal për vetëm një ditë dhe më pas largohej bashkë më xhiron ditore për të mos u dukur më.Arrestimi saj erdhi pas disa kallëzimeve të bëra në Komisariate nga pronarë lokalesh që kishin rënë viktima të hajdutes.Nga ana e bluve po punohet për dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale të kryera nga kjo shtetase.