Raporti i DASH, Tahiri e komenton si më të mirin në 25 vite

Në kohën që Parlamenti ishte mbledhur në seancë plenare, DASH publikoi raportin që e vendoste Shqipërinë në listën e zezë të vendeve që shërbejnë si burim për trafikimin e burrave, grave dhe fëmijëve.Mininistri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një përgjigje telegrafike e cilësoi raportin si më të mirin e 25 viteve të fundit.Saimir Tahiri: "Është raporti më i mirë i 25 viteve të fundit"Deputeti Taulant Balla, tha se raporti duhet të shërbje për reflektim. Taulant Balla: "Po ta lexojmë me kujdes sigurisht do jetë një objekt vlerësimesh dhe sigurisht reflektimesh për të përmirësuar gjithë gjetjet e raportit"Ndërsa shumica dërrumese e deputetëve socialist, thanë se nuk ishin njohur me raportinGramoz Ruçi: "Po më pyesni për një raport të cilin ende nuk e kam lexuar, ka dalë mbasdite kur unë kam qënë në parlament" Spartak Braho: "Se kam lexuar raportin, di që departamenti i SHBA-së ka lavdëruar Shqipërinë për rezultatet e larta"DASH shikon me shqetësim bashkëpunimin mes zyrtarëve të lartë dhe trafikantëve, ndërsa nënvizon se një deputet në Parlamentin Shqiptar ka qenë më parë i dënuar për krime të lidhura me trafikimin./oranews.tv/