Berisha paralajmëron votë kundër: S'votoj ligj burracakësh; Ahmetaj: Sjell zhvillim

Partia Demokratike paralajmëroi votë kundër ligjit të ri të turizmit.Duke folur në seancën e posaçme plenare ish-kryeministri Berisha tha se nuk mund të ngrejë kartonin pro një ligji burracakësh.Në kundërpërgjigje të tij, Ministri Arben Ahmetaj tha se ligji i ri për turizmin nuk ka qëllime klienteliste dhe se synon ta përfshijë Shqipërinë njëherë e mirë në hartën e destinacioneve turistike.Berisha: “Ku ligj shpërfill dhe shkelmon në mënyrë përfundimtare pronarët shqiptarë dhe interesat e pronarëve. Ligjin nuk mund ta votoj se është ligj burracakësh dhe burrecësh. Ligji duhet të sillte këtu paketën më stimuluese të ndërtimeve të turizmit në zona strategjike që ekziston mbi tokë, jo në Ballkan. I takonte atyre që kanë punuar të studionin cila është praktika më lehtësuese në botë, hajde ta bëjmë, në zona të caktuara”.Ahmetaj: “ Kjo qeveri merr përsipër për rritjen e numrave, 13.2% v izitorë, për çfarë erdhën? Po sigurisht që është dëgjuar dhe jo rastësisht sepse ky vend është ndër vendet më të këndshme për turizëm, një nga 10 destinacionet e “Lonely Planet”, i katërti ndër 50 destinacionet më të mira të botës. Frytet e këtij ligji do ti korrin shumë shpejt ata breza që vinë. Do ta bëj një kompani ndërkombëtare që nuk ka interesa të drejtpërdrejta klienteliste siç u tha nga kryetari i PD-së dhe ish-Kryeministri por ka interesa standardi për ta futur Shqipërinë një herë e mirë në hartën e destinacioneve turistike”.