Arben Ristanit i vjedhin banesën tek Gjiri i Lalëzit
Banesa e deputetit demokrat, Arben Ristani, tek Gjiri i Lalëzit është grabitur. Policia e Shijakut informoi mëngjesin e 28 korrikut se ngjarja ka ndodhur gjatë natës që lamë pas."Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak,po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës në Gjirin e Lalëzit është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A.R" infomon policia.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor,i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Gruaja e kunata me fëmijë flinin- Përmes një postimi në facebook Ristani tregon se në banesë ka qenë gruaja dhe kunata e tij së bashku me fëmijët kanë qenë në gjumë kur ndodhi grabitja. " Nuk ka pasur gjë për të vjedhur përveç ndonjë celulari" shkruan Ristani.Ristani: "Frike e panik" - " Do kisha thene fatmirsisht dem i vogel, por nderkohe jane vjedhur edhe disa shtepi te tjera ku pervec demit, frika dhe trembja e njerzve ka qene e madhe. Kam denoncuar shpesh ne emer te PD, se vjedhjet dhe grabitjet jane shtuar shume dhe kjo eshte tregues i qarte jo vetem i permasave te varferise, por edhe i gjendjes mizerabel te rendit dhe sigurise ne vend. Me duhej edhe kjo qe te kuptoja ne lekuren time se si ndjehen njerzit qe ju perdhunohet jeta"shkruan Ristani në postimin e tij në facebook.[caption id="attachment_553413" align="alignnone" width="493"]
Ne foto: Postimi i Arben Ristanit ne facebook[/caption]