Dënohet me vdekje djali i Gadafit
Djali i kolonelit Moamar Gadafi, Saif al-Islam, është dënuar me vdekje për krime kundër njerëzimit gjatë revolucionit që rrëzoi nga pushteti babain e tij, në vitin 2011. Saif mori dënimin kapital bashkë me tetë bashkëpunëtorë, ndërsa vetë nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe dha dëshminë e tij përmes një videokonference.Bashkë me të, u dënuan me vdekje edhe tetë bashkëpunëtorë të tjerë, mes tyre edhe Abdallah Al-Senusi, ish-shefi i shërbimit sekret të regjimit të Gadafit, dhe ish-kryeministri Bagdadi al-Mahmudi. Ndërsa dhjetë të akuzuar të tjerë në gjyqin masiv morën dënime të ndryshme nga minimumi pesë vjet, në dënim me burgim të përjetshëm.Saif mbahet peng që prej vitit 2011 nga grupimi rebel Zintan, që kundërshton qeverinë e Tripolit, dhe që ka krijuar praktikisht dy shtete paralele brenda territorit libian. Kjo ka bërë që organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut të vënë në dyshim aftësinë e vendit për të realizuar një proces të drejtë gjyqësor, edhe pse në vitin 2013, Libia fitoi të drejtën që të gjykojë mbështetësit e Gadafit dhe të mos dërgoheshin në Hagë.