Kapen me 37 mijë euro dhe gjysëm kg kokainë, në pranga dy shqiptarë

Policia italiane e qytetit të Padovës ka arrestuar në flagrancë dy nënshtetas shqiptarë me akuzë e trafikimit të lëndëve narkotike.Në momentin e arrestimit iu gjetën 37 mijë euro e mbi gjysëm kg kokainë e pastër.Shqiptarët e arrestuar janë Bledar Hoxha 29 vjeç, pa një reidencë e vendbanim zyrtar e Mentor Mata 43 vjeç, rezident në komunën e Valdanjos.(në  foto)Arrestimi i dy shqiptarëve u bë pas denoncimit të disa qytetarëve italianë mbi dyshimin e vjedhjes së dy automjeteve nga dy nënshtetasit shqiptarë.Në momentin e mbërritjes së forcave të rendit në vendngjarje, shqiptarët po çmontonin parafrangon e një automjetit të tipti Peugeot 3008 në përdorim të shqiptarit Bledar Hoxha.Pas kontrollit të imët që iu bë makiës, policia italiane gjeti të fshehur në të mbi gjysëm kg kokainë të pastër, të mbështjellë me skoc.Ndërsa në automjetin tjetër në pronësi të shqiptarit Mentor Mata, u gjetën rreth 37 mijë euro para të thata.Ndaj shqiptarëve u vendos masa e arrestit për trafikim të lëndëve narkotike e deri në pritje të gjykimit janë transferuar njëri në burgun e qytetit të Padovës e tjetri në qytetin e Vincencës.[caption id="attachment_553251" align="alignnone" width="960"]1 Ne foto: Droga qe u gjet ne mjetin e shqiptareve te arrestuar[/caption][caption id="attachment_553252" align="alignnone" width="411"]3 Ne foto: Droga qe u gjet ne mjetin e shqiptareve te arrestuar[/caption]