Arrestohet shqiptari me tre kilogramë kokainë

Harmed Haziraj është 21-vjeçari shqiptar që është arrestuar nga policia në Itali ditën e djeshme, 23 korrik, pasi u kap me 3 kg kokainë.21-vjeçari ishte banues në zonën e qujtur Mestre, me precedent për krime prone dhe armësh.Haziraj sapo ishte kthyer nga Europa Veriore kur u ndalua po në Mestre nga karabinierët, raportojnë mediat italiane.Përveç drogës iu sekuestruan edhe disa celularë dhe materiale për prerjen e drogës.Droga dhe materialet e prerjes iu sekustruan në apartamentin e tij. Shqiptari Haziraj si destinacion  të drogës kishte disa province të Venecias dhe Padovas.Kokaina e sekuestruar arrinte në treg një vlerë prej gati gjysmë milioni.