Shkelën “Shengenin”, riatdhesohen 40 shqiptarë nga Spanja, Gjermania, Franca

40 shtetas shqiptarë u riatdhesuan sot nga Spanja, Franca dhe Gjermania pasi kishin shkelur rregullat e lëvizjes së lirë në zonën “Shengen”.Ata mbërritën në Rinas rreth orës 17:00, nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga autoritetet Spanjolle dhe agjensia Frontex.Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga agjensitë ligjzbatuese të Spanjës dhe FRONTEX.20 prej shtetasve shqiptarë janë kthyer nga Spanja, 8 nga Gjermania dhe 12 shtetas nga Franca.Në bordin e avionit në përbërje të eskortës kishte mjekë dhe një psikolog.Të gjithë shtetasit e kthyer sot janë penalizuar për 3-5 vjet të mos udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.