Lulishtes Mbretërore i kthehet identiteti, prishet ndërtimi pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2015, 22:39
Prishet ndërtimi i paautorizuar në Lulishten Mbretërore, pranë Kinema Millenium-it në Tiranë.Ndërtimi abuziv ishte bërë mbi një zonë me rëndësi arkeologjike për vendin, pasi aty ndodhen themelet e Kalasë së vjetër të Tiranës.Ministria e Kulturës përmes një njoftimi për shtyp, i referohet një ankesë që Leka II Zogu kishte bërë për këtë objekt që në maj."Në muajin maj 2015, specialistë të Sektorit të Tiranës të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës njoftuan se në Zonën Arkelogjikë të Kalasë së Tiranës po zhvilloheshin punime të paautorizuara. Kjo drejtori iu drejtua Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit me shkresën e dt. 14.05.2015, ku bëhet me dije se subjekti "Folie" shpk po kryen punime me karakter ndërtimor të paautorizuara dhe kërkohet marrja e masave ndaluese si dhe vënia e gjobës ndaj subjektit.Në ankesën e dt 20.07.2015 paraqitur nga Familja Mbretërore e Princ Leka II Zogu shprehet shqetësimi për ndërtime pa leje nga shoqëria "Ida" shpk në ambientet e Lulishtes Mbretërore pranë Kinema Millenium, pronë e Familjes Mbretërore.Menjëherë u inspektua situata në vend nga specialistët e Sektorit të Tiranës të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Durrës dhe në dt.21.07.2015 iu drejtua shkresa e denoncimit dhe kallëzimit penal institucioneve të Ministrisë së Brendshme, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, e cila ka ndërhyrë për të kryer veprimet e prishjes së objektit të paautorizuar”.[caption id="attachment_551337" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Prishja e ndertimit pa leje te Lulishtja Mbreterore[/caption][caption id="attachment_551339" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Prishja e ndertimit pa leje te Lulishtja Mbreterore[/caption][caption id="attachment_551340" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Prishja e ndertimit pa leje te Lulishtja Mbreterore[/caption][caption id="attachment_551335" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Prishja e ndertimit pa leje te Lulishtja Mbreterore[/caption]

Vkm Zona Arkeologjike Kalaja e Tiranes