SHBA, protesta kundër marrëveshjes bërthamore
Mijëra njerëz protestuan në Times Square kundër marrëveshjes bërthamore të arritur në Vjenë mes 6 fuqive botërore dhe Iranit.Më pankarta në duar, ata i bënë thirrje kongresit të hedhë poshtë marrëveshjen, për hir të sigurisë së popullit amerikan.Në protesta ishin të pranishëm edhe disa politikanë aktualë, ish deputëtë dhe tre herë guvernatori republikan i Nju Jorkut, George Pataki.Presidenti Barack Obama këmbëngul se marrëveshja bërthamore është e vetmja alternativë për më pak luftë në Lindjen e Mesme.Sipas një projekt-ligji të nënshkruar në muajin maj nga presidenti Obama, Kongresi ka kohë deri më 17 shtator të vendosë nëse do të miratojë ose refuzojë marrëveshjen ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore për frenimin të programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Tashmë që shtatori është kaq afër, republikanët janë zotuar se do të bëjnë maksimumin e tyre për të rrëzuar marrëveshjen, pavarësisht lobimit të fortë që po bëhet nga administrata obama tek antëarët e kongresit.Por republikanët kanë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit. Shumë prej tyre kanë dalë me forcë kundër paktit, për të cilin thonë se kërcënon aleatin e madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Izraelin./oranews.tv/