Tiranë, në rrugën "Ndre Mjeda" dalin në sipërfaqe ujrat e zeza

Një nga problemet që haset më shpesh në kryeqytet është ajo e daljes në sipërfaqe të ujërave të zeza në zonat e banuara.Një situate e tille është edhe pranë shtëpisë së një zonje 75 vjecare në rrugën "Ndre Mjeda".Ermela Malltezi rrëfen se shqetesimi është më i lartë dhe serioz në verë për shkak të temperaturave të larta.Ermela Malltezi: Ta zgjidhin këtë çështje, kjo është urgjente nuk rrihet. Ka mbi 20 vjet që ndodh kështu. Duhet të shkojmë ne të lajmërojmë se janë bllokuar kanalet.E pyetuar nga Ora News nëse ka kërkuar zgjidhje për këtë shqetesim  75 vjecarja Malltezi rrëfen se u është drejtuar institucioneve përgjegjëse të cilat gjithnjë premtojnë zgjidhje por realisht nuk ndodh asgje.Ermela Malltezi: Kam shkuar të Ujësjellësi gjithmonë, kur neve na bllokohet, jo se vijnë ata, por i detyrojmë ne. Të paktën njëherë në 2-3 muaj komunalia duhet të vvijë.75 vjecarja rrëfen së prej kohësh është detyruar që pjesën brenda shtëpisë e cila ka kontakt me ujërat e zeza ta izolojë vazhdimisht./Oranews.tv/