Betohet kabineti i ri i kryeministrit Tsipras, qytetarët të zhgënjyer
Minitrat e ri të kabinetit Tsipras, të cilët zëvendësuan rebelët që refuzuan të votonin marrëveshjen e re të vendit me kreditorët ndërkombëtarë dhe masat shtrënguese, u betuan të shtunën përpara Presidentit dhe Zotit, në një ceremoni tipike greke.Tsipras i ka caktuar aleatit të tij të ngushtë, Panos Skurtelis, postin jetik të Ministrisë së Energjisë, një prej pikave kyçe ku kryeministri ka lëshuar ndaj kërkesave të kreditorëve për më tepër privatizime. Ministrant e rinj janë zotuar që do të luftojnë bashkë me kolegët e tyre për një impakt sa më të lehtë të programit të ri të shpëtimit në shoqërinë greke.Por edhe pse një sondazh i gazetës së majtë, "Efimerida Ton Syntaknon" zbuloi se Syriza do të fitonte 42,5% të mbështetjes popullore nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohëshme, dyfishin e Demokracisë së Re, në rrugët e Athinës, banorët nuk duken po aq entuziastë."Mendoj se ndryshimi i qeverisë ishte ide e mirë, ata që nuk janë dakord me politikat e qeverisë duhet të alrgohen sepse nuk do t'i zbatonin këto masa. Sigurisht unë nuk jam dakord me vendimin që është marrë, por qeveria duhet të jetë e fortë në kohë të vështira""Të shohim çdo të ndodhë. Paratë janë zhdukur të gjitha dhe ne na mbetet vetëm të përveshim mëngët"Të tjerë mendojnë se ky veprim i Tsiprasit ishte tradhëti ndaj votës popullore të 5 korrikut."Kjo qeveri i ka shkatërruar shpresat tona, kështu që edhe pse këto masa do të zbatohen, qeveria do të rrëzohet shpejt sepse gënjeu shumë"Negociatat për programin e ri të shpëtimit që vlen 86 miliardë euro të tjera për Greqinë, pritet të fillojnë javën e ardhshme, pasi parlamenti grek duhet të miratojë edhe një seeri të dytë masash brenda datës 22 korrik.Në ditët e kaluara, parlamenti gjerman, francez dhe disa të tjerë miratuan nisjen e bisedimeve që do t'i mundësojnë Greqisë shmangien e kolapsit, praktikisht duke dorëzuar sovranitetin në duart e kreditorëve.