Helmimet, Drejtori për Mbrojtjen e Konsumatorëve: Në 3 ditë, 381 ankesa
Në vetëm 3 ditë 381 konsumatorë kanë patur probleme shëndetësore si helmim apo intoksifikim pas konsumit të produkteve ushqimore. Sipas drejtorit të zyrës për mbrojtjen e konsumatorit, pjesa më e madhe e shqetesimeve shendetësore ka ardhur si pasojë e konsumit të akullores dhe produkteve të bulmetit.Hasan Stafa: Janë 381 ankesa për 3 ditë, ankesa personash,qyetatarësh, konsumatorër të intoksikuar ose helmuar nga konsumi i produkteve ushqimore dhe pjesa më e madhe e tyre kryesisht janë nga konsumimi i produkteve të akullores. Akullorja është një problem sepse përbërësit e saj janë veza dhe qumështi dhe janë dy produktet aq sa janë me vlera ushqyese aq janë edhe të rrezikshme kur nuk ruhen në kushte të përshtatshme , në temperaturën me kushtë të përshtatshme.Në këto ditë me temperature të larta, z. Stafa iu bën apel qytetarëve të largohen nga tregjet informale të cilat shesin produkte jashtë të gjitha kushteve te sigurisë ushqimore,Hasan Stafa: Tregëtimi në kushtet e tregëtimit në rrugë i qumështit i peshkut duke filluar te pazari i ri, aq më tepër ne kemi informacion sepse kanë dalë edhe vezët e marketeve të mëdha që shiten ku i është afruar apo kanë kaluar datën e skadimit jepen në mënyrë të fshehtë pra konsumatorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të braktisin këto lloj tregjesh dhe në asnjë moment nuk duhet të konsumohen këto lloj produktesh.Edhe qytetarët ankohen nga kushtet jashte kritereve te tregëtimit të produkteve, ndërsa disa të tjerë zgjedhin supermarketet .“I kanë të ndenjura, rrallë mund të gjesh ndonjë gjë të shpejtë po të dalësh, ndonjë gjë të freskët, janë të ndenjura.Pa shije fare që nga frutat nga që rrijnë tërë ditën në diell”, shprehet një konsumatore“Ne zakonisht furnizohemi vetëm në supermarkete jo në rrugë”, thotë një tjetër konsumatore.Zyra për mbrojtjen e e konsumatorit këshillon qytetarët të kontrollojnë me kujdes etiketat e vendsoura në produktet ushqimore, dhe të mos konsumojne bulmet që tregëtohet në rrugë.