Aeroporti 1 miliard euro që iu shit kinezëve për 10 000 euro!
Ka kushtuar plot 1 miliard dollarë dhe po shitej për 40 milionë, por aeroporti i Siudad Real, Qytetit Mbretëror, iu shit një konsorciumi kinez për vetëm 10 000 euro, një dëshmi e qartë e pasojave të krizës ekonomike në Spanjë.Konsorciumi në fjalë është zotuar se do të investojë 100 milionë euro, në aeroportin që ndodhet vetëm 140 kilometra në jug të Madridit, dhe që përmban pista për uljen e avionëve më të mëdhenj civilë në botë, si dhe ka një kapacitet prej 10 milionë udhëtarësh në vit. Aeroporti gjithashtu është pothuajse i paprekur pasi ka punuar për pak vite, nga 2008-a deri në 2010-a, ndërsa shpalli falimentin në vitin 2012, kur drejtuesit vendosën të ndërprisnin aktivitetin për shkak të krizës së eurozonës.Ky aeroport, sëbashku me dy të tjerë në Katalunjë dhe Valencia, është shndërruar në simbolin e bumit të investimeve në Spanjë, para vitevetë krizës, provë e keqadministrimit të parave publike dhe private, që kanë kontribuar në rritjen e papunësisë në të gjithë Mbretërinë.Megjithatë, konsorciumi kinez është zotuar të investojë 100 milionë euro të tjera për të zhvilluar aktivitetin, në mënyrë që aeroporti të shndërrohet si një alternativë për vizitorët e Madridit, kryeqytetit që ndodhet vetëm 50 minuta larg falë një linje të shpejtë hekurudhore.