Frutat e pyllit, Bjeshkët e Pukës fshehin thesaret e kulinarisë

Të apasionuarit pas kulinarisë që zgjedhin restorantet në Lezhë, mund të shijojnë edhe frutat e freskëta të pyllit të servirura me mjeshtëri.Për të ardhur deri në tryezë, ky produkt ka udhëtuar nga Bjeshkët e Pukës. Për të siguruar sasitë e mjaftueshme të frutave të pyllit si Boronicë, Dredhës e Mjedër, udhëtuam drejt vendit ku grumbullohen, në Bjeshkët e Krabit.Frutat e pyllit, krejtësisht bio, mblidhen me kujdes nga banorët e zonës.Denis Prenga, Banor i Krrabit: "Kjo është ajo fusha që është aty, edhe ajo që është andej".Kol Kolica, Banor i Fushë Arrezit:  "Unë mbledh boronica, qershi të egra si i themi ne. Është e vështirë të gjejmë treg, a e kupton? Vetëm se falë Zotit na ka ardhur një shok që na i merr, Altini me Agustinin, i marrin dhe itregtojnë, po çmimi është shumë i ulët. në kohën e Enverit ka qenë 430 lekë, sot është gjynah me thënë, 2500 lekë na i marrin ne këtu".Bledar Vila, banor: "Për të nxjerrë bukën e gojës, cfarë të bëjmë ne? Duhet të dalim në Bjeshkë, 2 orë e gjysmë kam ecur sot, kur vjen puna s'kam bërë as një tas, domethënë nuk ia vlen të dalësh.Gazetari: “Pse nuk gjendet në mal kjo lloj boronice?Bledar Vila, banor : "Për arsye se këtu ka pasur, por nga djegia në pyll e ka shkatërruar dhe ëshët tepër e vështirë. Mund të kalosh gjithë ditën edhe nuk i bën 3 kile të njoma. une do të thoja që nuk ia vlen, sepse nuk ka financim nga asnjë lloj biznesi, nga asnjë lloj firme, asnjë lloj përkrahjeje. Shumë e vështirë për t'i mbledhur. Po t'i shohësh kokrrat e sesa heqim në për t'i mbledhur nuk ia vlen as ta marrësh me mend për të dalë këtu".Gazetari: Sa vështirë ëshët të gjesh këtu?Banor: "Shumë vështirë, sepse mali është shkatërruar dhe s'ka. Shpresojmë që të rinovohen".Gazetari: A del me fitim?Banor: "Sa për të ngrënë një kafshatë bukë".I dashuruar pas shijes unike, Altin Prenga ka udhëtuar nga Lezha drejt Bjeshkëve të Pukës për të blerë nga banorët frutat e rritura në natyrë. Altin Prenga, Administrator Restorant "Mrizi i Zanave" : "Kam një keqardhje të jashtëzakonshme që vjen nga fakti, përshembull kur fruta siç janë mango, etj shiten me shifra stratosferike në Ambientet e tiranës për ata që e kanë mundësinë ekonomike për të blerë diça më shtrenjtë, ndërkohë që produkte të kësaj natyre siç është dredhëza e pyllit, mjedra kame shumicë në malet tona, por ajo që është e trishtë është se nuk e vlerësojnë aq sa duhet, nuk kuptojnë vlerën e këtij produkti, që po të ishte në një vend tjetër të botës do të ksihin vlera shumë më shumë të shtrenjtë. Boronica është padyshim fruti që lufton më shumë kancerin në botë. përveç faktit që ëshët bombë në shije, në ngjyrë, është i mrekulluesëhm në gjithçka që mund të bësh, në reçel, në lëng, në çaj e për çfarë të duash. por përveç faktit që është i mirë në shije, lufotn kancerin dhe të gjitha sëmundjet, anemikët e për të gjithë ata që kanë probleme me gjakun është dorë më një. Jemi akoma fatlumë që kemi një vend si Shqipëria, ku akoma ekzistojnë parajsa tokësore si këto, megjithëse njeriu ka bërë çmos që t;i djegë, po prapëseprapë i mbijetojnë kohës dhe gjen kështu mrekullirash. Ke fatin të shijosh një boronicë të egër. Zakonisht në treg, në trgun e pastiçerisë, kudo që e gjen ëshët vetëm e kutivuar. E kultivuara bëhet edhe në fushë, sepse është e butë, por e egra duhet mbi 1000 metra që të dalë, më poshtë nuk bëhet, nuk del". Një tjetër banor i zonës që grumbullon këtë dhuratë të natyrës shprehet se shumëkush ende nuk e njeh vlerën e këtyre frutave.Agustin Prendi, grumbullues: "Ka dhoma frigoriferike sa të duash që janë pa punë. Pse të mos i mbledhin, t'i grumbullojnë, t'i ruajnë sepse kjo në dimër ka një vlerë kolosale. Mirë tani fruti i natyrës erdhi, se është sezoni i tij, gjatë dimrit nuk është, mungon dhe ajo e dimrit, e kultivuar nëpër sera ka një vlerë shumë të lartë. Shumica nuk e njohin, nuk dinë rëndësinë e biodiversitetit që kanë këto fruta të natyrës. Këtu është shumë lart në fat, këto janë të gjitha të natyrës, asgjë nuk ëshët e kultivuar dhe ëshët fakteqësi e madhe që nuk merret dikush me to".Veç frutave  që mbërrijnë të freskëta për konsum, të tjera përpunohen për të krijuar nënprodukte të tyre.Perpunuesit :"Ne bëjmë ose reçel ose komposto. Ky ëshët procesi i kompostos. komposton e bëjmë me boronicë dhe pak sheqer".Perpunuesit :""Kjo është një çokollatë krokante që shoqërohet me pak akullore me vanilje dhe fruta pylli".Gazetari:Janë të pëlqyeshme nga konsumatorët?Perpunuesit :""Është shumë e pëlqyeshme për momentin, sidomos në këtë stinë që është edhe stina e frutave të freskëta".Embëlsirat me fruta pylli janë të preferuarat e klientëve që vizitojnë një prej restoranteve më të njohur në fshatin Fishtë.  Turisti izraelit: "Jam nga Izraeli dhe po provoj embëlsirat shqiptare, janë shumë të mira, të shkëlqyera. Ëmbëlsirat me fruta pylli janë të preferuarat e mia".Turisti: "Tortë me fruta pylli, boronicë, mana toke, luleshtrydhe të egra, këtto kryesisht. Është shumë e mirë, fantastike, shije shumë e veçantë. Shije krejt natyrale".Gazetari : “A është e nevojshme që këto lloj frutash të përdoren edhe në restorante të tjera në Shqipëri?Turisti: "Mirë do të ishte. Ne po e diskutonim bashkë që është kollaj ta gjesh boronicën, por shumë vende s'e promovojnë, nuk e përdorin".Turiste: "Unë i kam shumë qejf frutat e pyllit"Gazetari:I kishe provuar më parë diku tjetër?Turistja: "Në restorante jo, asnjëherë. Në asnjë restorant që kam provuar më parë nuk i përdor këto lloj frutash".Turistët shprehen se ve bukurive natyrore, mbreslënëse për ta është shija e vecantë e produkteve shqiptare.