Gjuetarët apel: Më shumë kontrolle për gjuetinë e paligjshme

Në 65 vjetorin e themelimit, shoqata e gjuetarëve “Egnatia”në Elbasan, ngre shqetësimin e mungesës së regjistrimit të shumë armëve të zjarrit. Sipas gjuetarëve profesionistë,  armët e paregjistruara mund të përdoren nga persona të palicensuar për gjueti.Mungesa e regjistrimit të shumë armëve të gjahut, mbetet shqetësim për shoqatën e gjuetarëve në Elbasan.Sekretari i shoqatës “Egnatia”  Veiz Asllani, thekson se armët e paregjistruara mund të përdoren nga gjuetarë të palicensuar."Shumë gjuetarë të pajisur me armë të paanëtarësuar bëjnë shkelje në gjueti. Inspektoriati i Mbrojtjes së Pyjeve duhet të ushtrojë më shumë kontroll"Të gjithë gjuetarët do të respektojnë vendimin e qeverisë për moratoriumin e gjuetisë, por qeveria duhet të lejojë nisjen e gjuetisë në përfundim të moratoriumit.Kërkesa erdhi nga zv/ presidenti i Federatës Kombëtare të Gjuetisë Kujtim Azbiu."Qeveria të jetë korrekt të hapë gjuetinë në kohën e duhur" thotë Shoqata e gjuetarëve “Egnatia” në Elbasan, festoi këtë fundjavë 65 vjetorin e themelimit të saj.