Vlorë, 6 vjeçari mbytet tek Uji i Ftohtë, 65 vjeçari pëson atak kardiak në Spille

Një 6 vjeçar është mbytur sot në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.I vogli ka qenë në plazh me hallën e vet. Pavarësisht ndihmës së parë Aladon Luka humbi jetën teksa transportohej për në spital.Ndërkohë pasditen e së shtunës një 65 vjeçar humbi jetën në Plazhin e Spilles në Kavajë. Shkak i vdekjes dyshohet se ishte një atak kardiak pas kontaktit me ujin./Oranews.tv/