Martesa luksoze e vajzës së Azem Hajdarit në Nju Jork / FOTO

Rudina Hajdari, vajza e ish-liderit të Dhjetorit Azem Hajdari gjatë kësaj jave ka jetuar ndoshta ditët më të bukura të jetës.

Ajo është martuar me Muçjon Demiraj. Në një ceremoni elegante, ku kanë qenë të ftuar pak njerëz, Rudina ka kurorëzuar martesën e saj në një nga hotelet luksoze të Nju Jorkut ku prej disa vitesh jeton dhe punon.

Rudina është shtatzënë dhe shumë shpejt pret të bëhet nënë. Fotot që DITA ka siguruar tregojnë momentet e lumtura nga darka në prani të miqve dhe familjarëve të saj.

Nuk kishte se si të mungonin në këtë ceremoni, e ëma, Fatmira, vëllai i madh, Kiri dhe i vogli, Azemi, i cili ka lindur vetëm pak muaj pasi i ati i tij ndërroi jetë gjatë një atentati që iu bë në hyrje të selisë së Partisë Demokratike në vitin 1998.

Në dasmë nuk kanë munguar vallet tona popullore, pasi edhe dhëndri është shqiptar. Përveç ushqimit dhe pijeve të ftuarve u janë servirur edhe cigare të llojit Puro. Rudina duket shumë e bukur dhe elegante me fustan të bardhë.

Por cila ka qenë rruga e Rudinës pas humbjes së të atit? Ajo ishte vetëm 11 vjeç kur babai i saj u nda nga jeta. Ajo është e tërhequr dhe e kujdesshme në daljet publike. Pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare në një kolegj në Tiranë, tre vite pasi kishte humbur babanë, Rudina niset për në Amerikë, atje përfundon shkollën e mesme dhe më pas studimet e larta për “Shkenca Politike”.

Pas përfundimit të këtij cikli studimesh, u kthye në Tiranë ku për dy vite punoi në Ministrinë e Jashtme. Më pas u shkëput sërish, për të vazhduar një cikël tjetër studimesh për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Amerikë. Sot ajo është e punësuar në Kongresin Amerikan, në marrëdhënie me jashtë me kongresmenin Eliot Engel. Dhe tashmë edhe e martuar. Ne urojmë Rudinës fat dhe lumturi në jetë! / Marre nga Gazeta Dita2Ixtffe2-RKx-rMlIOu6IQFfuoROIgnqGSWLcKm0rx4hajdari

FzEDKRPDHMtLBxJGr9Gs2B289YjB_Hb67KBwN_PGKO410985657_10101123987916110_3955166557533265946_n iL_9cqJJrSK1v2WReZn2KFYjAurqWhLOpee70TD-9_8 923vIuryXVysgkqkXonWuKoP4VxH0o5_HuAKyf0A28w-300x200  iEUNEcZJTDFHPdZ9chE33Au_ni-_R5cSHVO0oZNoZiU