800 mjekë veterinerë ushtrojnë aktivitetin jashtë kontrollit profesional
800 mjek veterinerë ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë çdo kontrolli profesional pasi nuk mbikqyren nga asnjë institucion shtetëror. Për të shmangur abuzimet në këtë secktor Ministria e bujqësisë ka përgatitur një projekligj për Për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar. Në komisionin e veprimatrisë prodhuese, zyrtar të ministisë së Bujqësisë argumentuan nevojën për një instutucion që të liçensoje dhe të kontrollojë këtë profesion ashtu siç ndodh me mjekët, farmacitët, infemierët dhe stomatologët."800 veterinerë privatë punojnë në terren dhe janë të pakontrolluar në pozicionin e tyre në mënyrën sesi i mjekojnë kafshët,në mënyrën e kontrollit të shëndetit të të kafshëve."Rregullorja e urdhërit të veterinerëve do të hartohet nga Këshilli kombëtar i urdhërit të mjekut.""Mbetet një mundësi që të gjithë veterinerët që ushtrojnë këtë profesion të jenë të regjistruar,të kualifikuar dhe në të njëjtën kohë ndërmjet këtij urdhri ti përfshihen trajnimeve dhe provimeve të shtetit në lidhje me nivelin e kualifikimit."Sipas minsitrisë së Bujqësisë ky draft vjen në kohën kur për mjeket veterinerë nuk ka kod etike, dhe rregulla të shkruara. Ligji i ri synon edhe ndërhyrje që parashikojnë penalizimin e tyre me heqje liçense në rast abuzimesh .