Sqarohet plagosja tek "Don Bosko", 3 në pranga në kërkim grupi tjetër i shkëmbit të zjarrit

Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen si autorë të plagosjes së ndodhur dje paradite në zonën e Don Boskos, në një lokal në rrugen "Muzaket"Nga shkëmbimi i zjarrit në një lokal mes 3 personave dhe grupit tjetër të përbërë nga dy persona mbeti e plagosur një 29 vjeçare, Rezarta Lakrori e cila në atë moment ndodhej në lokal së bashku me bashkëshortin dhe fëmijën e mitur.Të arrestuarit janë Kreshnik Budlla, Rinald Budlla, Alfred Levani dhe Sh.H. Ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë me të cilët u shkëmbye zjarri.Arrestimi në flagrancë i tre të rinjve është bërë më 17 korrik 2015, ditën e plagosjes nga Seksioni per Krimet ndaj Jetes, Tirane"U arrestuan ne flagrance :1-Kreshnik Budlla, 41 vjeç, banues në Tiranë (Nenet 76, 88, 283 dhe 278/4 te K.Penal).2-Rinald Budlla,27 vjec, banues ne Tirane (Nenet 300 dhe 301 te K.Penal).3-Alfred Levani, 42 vjec, (Nenet 300 dhe 301 te K.Penal).Gjithashtu u procedua në gjendje te lire shtetasi Sh.H, 38 vjec, banues ne Shijak, denuar me pare per vepren penale " Vjedhje me arme " te cilit gjate kontrollit në banese ju gjeten dhe sekuestrua nje arme gjahu e llojit cifte, 24 cope fisheke armë gjahu.Policia jep dhe versionin e ngjarjes: Shtetasit Kreshnik Budlla, Rinald Budlla, Alfred Levani dhe Sh.H, në verandën e lokalit dyshohen se kanë shkëmbyer zjarr me dy persona ende të pa identifikuar, ku si rezultat ka ngelur e plagosur shtetasja R.L, 29 vjec e cila kishte qenë rastësisht në këtë lokal me bashkeshortin dhe fëmijen.E reja është dërguar  prane Spitalit Universitar te Traumes, Tirane jashte rrezikut per jetën.Në vendin e ngjarjes me cilësine e provës materiale janë sekuestruar gëzhoja arme zjarri, 1 fishekë armë zjarri e pa goditur, nje predhë arme zjarri.Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprat penale te parashikuara nga K.Penal te cituara me siper.plagosjaapamje lokali plagosejse [caption id="attachment_548055" align="alignnone" width="637"]don bosko Ne foto: Vendi ku ndodhi plagosja e Rezarta Lakrorit[/caption][caption id="attachment_548054" align="alignnone" width="638"]hetuesit Ne foto: Vendi ku ndodhi plagosja e Rezarta Lakrorit[/caption]/Oranews.tv/