PD akuzon qeverinë për pr/ligjin e pronave dhe borxhin publik

PD mbajti qëndrim sot lidhur me dy çështje te mprehta ate të pronave dhe nivelin e borxhit publik.Eskponente te selise blu thane se qeveria nuk ka bërë asgjë që prej dy vitesh per pronat ndërkohë që thotë se parlajmërimi i Komsionit europian vërteton shqetësimin e demokratëve në lidhje me nivelin e lartë të borxhit.,Belind Këlliçi, drejtor i Departamentit për Përndjekurit Politikë dhe Pronarët "Dyshja Rama-Meta vazhdojnë ta thellojnë rekordin e tyre negativ dhe korruptiv në lidhje me pronarët. Për dy vite ata nuk kthyen asnjë metër tokë dhe ulën me 30 përqind fondin e kompensimit. Me një vendim antiligjor i hoqën Agjensisë së Kthimit  të Pronave dhe Kompensimit plot 18,076 hektarë tokë shtetërore në dispozicion të kompensimit fizik të ish pronarëve dhe ia kaloi Ministrisë së Bujqësisë për ta ndarë për oligarkët e pushtetit për 99 vjet me qera të papërfillshme. Ky është një qëndrim i egër kundër ish pronarëve që nuk kanë marrë tokat e të parëve të tyre, por është edhe antiligjor dhe antikushtetues, pasi bie ndesh me ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës që detyron shtetin të mos ndajë toka shtetërore për të tretët, derisa të përmbyllet procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë qëndrim antiligjor dhe kundër ish pronarëve dhe i kërkon qeverisë të ndalë luftën ndaj tyre e të angazhohet për përmbushjen e detyrimeve. Edhe përpjekja e egër dhe banditizmat në zgjedhjet e Vorës, përdorimi i cdo mjeti për ta marrë me cdo kusht këtë bashki, ndodhën  pasi janë mbi 10,000 hektarë toke e lirë bujqësore, që dyshja Rama-Meta donin ta vidhnin për oligarkët e vet. Ky është bilanci  i qeverisë me ish-pronarët pas dy vite qeverisje. Asnjë kthim e asnjë  kompensim prone. Dhe sot Rama ka nisur një skemë djallëzore, duke sjellë një ligj që synon kompensimin e pronarëve me vlerën e hartës së vitit 1976. Ky është një qëndrim ekstremisht kundër pronareve, kundër të drejtës themelore të pronës. Partia Demokratike nuk ka për ta lejuar këtë padrejtësi dhe nuk do ta pranojë kurrë këtë ligj që ridënon pronarët dhe të sjell ndërmend luftën e klasave dhe përndjekjen e tyre. Ne nuk do lejojmë skemën korruptive dhe klienteliste të Rama-Metes me pronat dhe pronarët."Mateo Spaho, Kordinatotor për Ekonominë dhe Financat: Pas 2 vitesh qeverisje partnerët ndërkombëtare janë të alarmuar nga loja e borxheve të Edi Ramës. Rritja e menjëhershme e borxhit publik me 12 për qind te Produktit te Brendshem Bruto (PBB) per te mbuluar evazionin e korrupsionin e dyshes Rama- Meta  pergatiti recesionin ekonomik qe sipas Patrizio Pagano, drejtor ekzekutiv në Bankës Botërore për Shqipërinë e kërcënon seriozisht Shqipërinë.Edhe Komisioni Europian paralajmëron se niveli i lartë i borxhit publik mbetet një burim rreziku për ekonominë shqiptare. Në raportin e tij thekson se, niveli i borxhit të Shqipërisë  mbi 70% të PBB-së, rrit rrezikun e marrjes hua dhe interesat e borxhit, si edhe përkeqëson klimën e biznesit. Sipas ketij raporti, gjysma e borxhit të brendshëm është afatshkurtër, dhe ka rrezik për rifinancimin e tij që arrin në 20% të PBB-së dhe nuk mund të përballohet nga bankat vendase. Ndërsa borxhi i jashtëm është në nivele të larta, 29.1% të PBB-së dhe,  pesha e tij po rritet.  Komisioni Europian ka lëshuar alarmin lidhur me borxhin publik të Shqipërisë mbasi niveli i lartë po largon edhe “FMN” nga Shqipëria. Para pak ditësh “FMN” mbylli bashkëpunimin dyvjecar me qeverinë shqiptare pa rifirmosur bashkëpunimin, mbasi ekonomia shqiptare nuk u stabilizua dhe rreziku i krizës eshte shtuar. Që në muajt e parë qeveria Rama u ndihmua dhe u lejua të marrë borxh për të shlyer borxh. Partia Demokratike e ka paralajmëruar rrezikun, ndërsa mazhoranca e kundërshtoi duke premtuar uljen e borxhit. Dhe sot ekonomia shqiptare eshte ne recesion nga mos mbledhja e të ardhurave, nga korrupsioni i lartë në tatime e dogana dhe nga marrja e borxhit me interes të lartë për shpenzime luksi qeveritar. Përvec këtyre Patrizio Pagano thekson se, mungojnë një mjedis miqësor për biznesin, një sistem taksash i qartë dhe efiçent, një gjyqësor efiçent dhe të drejtat e qarta të pronësisë, që janë faktorët më të rëndësishëm dhe të nevojshëm për tërheqjen e investitorëve. Dështimet pranohen edhe nga kreu i “Croën Agents”, i cili tha: “Dështuam me doganat, nuk ka transparencë dhe ka korrupsion kudo”. Ai pranoi që të ardhurat nga akciza e cigareve janë ulur, mungon respekti ndaj ligjit nga të dyja palët dhe se, stafi doganor është i paaftë dhe I korruptuar. Per keto arsye kemi rreth 800 mijë ton cigare dhe 40 mije ton karburante të c’doganuara më pak se viti i kaluar dhe në arken e shtetit mungojnë 150 milion dollarë.Dështimi me borxhin publik bëri që Rama të shmangë edhe kontrollin nga Kuvendi I Shqipërisë, duke hequr detyrimin e Qeverisë për ratifikimin në Kuvend të kredive të huaja. Rreziqet nga borxhi janë në rritje, mbasi kompanitë ndërkombëtare të vlerësimit e kanë ulur vlerësimin e Shqiperisë me 1 shkallë dhe për shkak të krizës Greke, c’vlerësimi mund të rritet akoma. Kjo pra është gjendja reale e ekonomisë së vendit, si pasojë e korrupsionit, abuzimit e vjedhjes masive të dyshes Rama-Meta  dhe tërë strukturës së tyre që ka kapur doganat e tatimet, duke mbushur xhepat e tyre, duke blere vota e duke thelluar krizën e varferinë për shqiptarët./Oranews.tv/