Debate në Asamblenë PS, Rama: Luftove kundër PS. Blushi: Partia aset, ti administratori
Socialistët hodhën nje hap shumë të rëndesishëm për organizimin e jetës së brendshme. Asambleja Kombëtare e mbledhur paraditen e sotme në ambientet e kompleks "Xibrakut" ndërmorri disa vendime që lidhen me ndryshimet në statut, dhe zgjedhjet e reja në parti, proces në të cilin kryetari nuk përfshihet. Deputeti Ben Blushi ka shfryëzuar këtë moment për të shprehur një sërë kritikash shkeljen e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve në parti si dhe situaten ekonomike në vend. Mësohet se Kryetari i partisë i është kundërvënë ashpër me fjalët, se Blushi e ka braktisur betejen dhe se kur të tjerët mblidhnin vota ai luftonte PS.Tirane- Ndërsa Asambleja Kombëtare e PS-së vijon punimet me dyer të mbyllura Gazetarja e Ora News Klementina Cenkollari informon se ka pasur debate të ndezura dhe tensione mes deputetit Ben Blushi dhe kryetarit socialist Edi Rama.Kundërshtitë kanë qenë për shkak të një vendimi për të mos shkuar në zgjedhjen e kryetarit të partisë, i cili sipas statusit, parashikon zgjedhjen një herë në 4 vjet.Blushi i cili erdhi me vonesë në Asamble, pak kohë pasi Rama kishte nisur fjalën e tij i ka kërkuar llogari kryesocialistit jo vetëm për qeverisjen por dhe vonesën e zgjedhjeve. Blushi i kërkoi Ramës të zbatojë statusin për zgjedhjet për kryetar."E kemi dëgjuar Blushin ti thotë Ramës se PS është një aset dhe ai është vetëm administrator i saj, duke i kërkuar me ngulm mbajtjen e zgjedhjeve" informon Klementina Cenkollari nga ambientet e "Xibrakut" ku mbahet mbledhja.Blushi ka ngritur shqetësim dhe situatën ekonomike. Me mbarimin e fjalës është përgjigjur Rama duke i thënë se ai (Blushi) ka braktisur betejën. "Kur të tjerët luftonin për vota, ti luftoje kundër PS-së" mësohet ti ketë thënëSa i takon çështjes së zgjedhjeve Rama i ka kërkuar Blushit ti referohet statutit, sipas të cilit nëse një parti fiton zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë më rivotim për kryetar të PS-së.Sa i takon situatës ekonomika Rama ka thënë se është turp që flet me këtë mënyrë pasi nuk ia ka haberin ekonomisë.Burimet brenda Asamblesë PS na informojnë se debati ka qenë mjaft i ndezur dhe i tensionuar dhe është përmbyllur me vendimin që do të jetë pikërisht kongresi i PS-së që do të mbahet në janar që do të përcaktojë nëse do të ketë apo jo zgjedhje për kryetarin nëse forca politike fiton zgjedhjet apo dhe beteja të tjera elektorale.Pjesë të shkëputura nga debatet brenda Asamblesë PSEdi Rama: "Nuk ia ke haberin nga ekonomia.......Ben Blushi: Partia është aset. Ti je administrator, qetësohu.......Edi Rama: Ke braktisur betejën. "Kur të tjerët luftonin për vota, ti luftoje kundër PS-së"......Gramoz Ruçi: Mobilizim për shtimin e anëtarësisë së PS ......Servet Pëllumbi: Fitorja e 2015 duhet të na bëjë krenarë. Njerëzit janë optimistë dhe Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur ...Blushi pas Asamblesë: PS, partia unike në planet, që s’lejon zgjedhje për kryetarPas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së , deputeti socialist Ben Blushi e quajti “ arbitrar” vendimin që të mos ketë zgjedhje për kreun e partisë.Ben Blushi: “Ka skaduar afati i mandatit të kreut të PS. Është partia më unike në planet, që nuk lejon zgjedhje për kryetar[caption id="attachment_548487" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ben Blushi sot ne Asamblene Kombetare te PS[/caption] /Oranews.tv/