Shitet piktura e 10 artistëve, të ardhurat në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe
Në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe që frekuentojnë Qendren e Zhvillimit ditor në Lezhë, kanë shkuar të ardhurat e përfituara nga shitja e pikturës së realizuar në Lezhë në ditën e biodiversitetit, nga 10 piktorët më të mirë ne vend.Të ardhurat e përfituara nga shitja e pikturës së krijuar nga duart e 10 piktorëve më të mirë të vendit, në ditën e biodiversitetit në Lezhë, kanë shkuar për Qendren e Zhvillimit ditor të këtij qyteti.Piktura është blerë nga një kompani private, e cila në fakt ka preferuar të mos kontribuojë thjesht me para, por me produkte për të cilat ka nevoje kjo qender.Për Drejtoren e qendrës Alma Jaku ndihma dhe të tilla mbështetje janë gjithnjë të nevojshme, pasi përballimi i të gjitha nevojave të fëmijëve është e pamundur të realizohet vetëm me fondet që vinë nga shteti.Në qendren e zhvillimit ditor në Lezhë akomodohen mbi 20 fëmije me aftësi ndryshe, të cilet vinë nga të gjitha zonat e këtij rrethi.