Johny Depp blen një ishull grek për 4.2 milion euro

Në mes të krizes ekonomike greke, aktori amerikan Johnny Depp ka menduar të blejë një ishull në atë zonë.Bëhet fjalë për ishullin Strongyli, i vendosur në perëndim të Greqisë. Në bazë të regjistrimit të fundit, kryer në vitin 2001, Strongyli ka qenë i banuar vetëm nga nëntë persona.Vlera: 4. 2 milionë eurove.Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Ana/ Mpa, sipas të cilit për të blerë  edhe Brad Pitt e Angelina Jolie.Blerja e re do të zevendësojë ishullin në arkipelagun e Bahamas të cilin Depp ja la ish-gruas së tij Vanessa Paradis mbas divorcit.Johny Depp nuk është i vetmi personazh i Spektaklit që ka blerë një ishull.Pronari i grupit "Virgin", Richard Brandson madje ka blerë 2 : 24 hektarë pasuri në detin e Karaibeve, i cili është kthyer në një resort luksoz dhe nje tjeter larg Virgin Gorda ku do të ndërtojë një kopsht për lemurët, një kafshë që është drejt zhdukjes.Leonardo Di Caprio dëshiron ta kthejë ishullin e tij në Oqeanin Atlantik në një resort për mbrojtjen e mjedisit.Themeluesi Mark Zuckenberg ka bërë një blerje prej 80 milion dollarësh për një pjesë toke në Hawai.Ndërsa Mel Gibson ka blerë një ishull që laget nga Oqeani Paqësor për 10 milion dollarë.Megjithëse blerja e ishujve mund të konsiderohet një trend për shumicën e personazheve të Spektaklit, disa prej tyre kanë vendosur ti shesin pasi kanë kuptuar koston e madhe për ti mbajtur ato.Aktori Nicolas Cage do të japi Leaf Vay në arkipelagun e Bahamas si dhe Celine Dion është gati të shesë bregun perëndimor të Kanadasë për 21 milion euro./Oranews.tv/