Aksident në zonën e vilave qeveritare në Vlorë, dy të plagosur
Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku mbetën të plagosur dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtës rreth orës 22:00, në zonën e vilave qeveritare. Fillimisht u raportua se bëhej fjalë edhe për viktima, por pas verifikimeve rezultoi se nga aksidenti u plagosën dy persona, të cilët u dërguan në spitalin e Vlorës dhe ndodhen në gjendje të rëndë.Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe zjarrfikesja shkuan në vendin e ngjarjes.Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.[caption id="attachment_548366" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_548365" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_548367" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_548368" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_548364" align="alignnone" width="747"]
Ne foto: Policia ne vendngjarje[/caption]