Greqi, kryeministri Tsipras shpall ndryshimet në qeveri, largon ministrat rebelë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2015, 20:44
Kryeministri i Greqisë, Aleksis tsipras ka njoftuar ndryshime në qeverinë e tij duke zëvendësuar ministrat rebelë që kundërshtuan me votë marrëveshjen e fundit me BE.Në krye të ministrisë së Financave mbetet Tsakalotos, ndërsa zëvendësi i tij është emëruar Trifon Aleksiadhis. Panos Skourletis zëvendëson Panajotis Lafazanis si ministër i Energjisë, George Katrougalos është emëruar ministër i ri i punës.Kryeministri Tsipras paralajmëroi ndryshimet pas disa nga ministrat e kabinetit tashmë të larguar votuan kundër marrëveshjes së shpëtimit mes Athinës dhe Eurozonës.Ndërkaq po gjatë pasdites, pas disa deklaratave kontradiktore nga ministria greke e financave është vendosur që bankat greke do të rihapen ditën e hënë.