Drafti i pronave, Shoqata “Pronësi me Drejtësi” do ta çojë në Kushtetuese
Shoqatat e Pronarëve kundërshtojnë fort projektligjin për pronën të prezantuar nga qeveria. Kryetari i Shoqatës Pronësi me Drejtësi Myrshit Vorbsi tha se ky ligj nuk e zgjidh problemin disa vjeçar, por kthehet në një barrë fiskale për pronarët. Shoqata Pronësi me Drejtësi njoftoi se do ta padisë projektin e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.Vorbsi: Është një lodër shumë e keqe që është kundër interesave të pronarëve. Është një lodër që patjetër do të vazhdojë në Gjykatën Kushtetuese për ta mbyllur dhe që patjetër do të vazhdojë lufta në Gjykatën e Strazburgut.Vorbsi tha se ky ligj vjen i pashoqëruar me faturën financiare që shteti u detyrohet pronarëve, ndërsa sipas tij janë përdorur mekanizma tinzarë që dëmtojnë pronarët.Vorbsi: Te ky pr/ligj që ka paraqitur qeveria, tokë truall quhet ajo që ka qenë e tillë në vitin 1945. Kjo do të thotë që as më shumë e as më pak rreth 2/3 të kësaj sipërfaqe toke, rreth 15 mijë ha, ku përfshihen edhe shtëpitë që i janë kthyer pronarëve të reduktohet deri në 5 mijë ha maksimumi, ndërkohë që sipërfaqja e tokës për kompensim, por që do të kompesohet tokë bujqësore është kjo diferenca tjetër 8-10 mijë ha.Një tjetër shqetësim i Shoqatës lidhet me faktin se në draftin e qeverisë hiqet termi kthim dhe lihet vetëm kompesim.Vorbsi: Qeveria ka bërë edhe një lëvizje tjetër. Edhe këtë 5 mijë ha që i është kthyer pronarëve të Shqipërisë, i thotë unë nuk ta njoh për kthim prone, por ta njoh për kompensim, por më cmimin që kam vendosur sot jo me atë që kërkojë ti atëhere.Drafti i ri për pronat u prezantua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Prej 26 muajsh agjencia për kthimin dhe kompensimin e pronave kishte pezulluar cdo vendim në pritje të dixhitalizimit të arkivit.