Përleshje mes shqiptarëve dhe grekëve në burgun e Patras, 7 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2015, 22:03
Shtatë të burgosur shqiptarë dhe grekë janë plagosur në burgun Shën Stefano në Patra të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtës ku dy grupe të burgosurish shqiptarë dhe grekë janë përleshur me njëri-tjetrin.Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes 3 grekëve dhe 4 shqiptarëve. Është dashur ndërhyrja e zyrtarëve të burgut për ti ndarë grupet qe po përlesheshin.Të shtatë të plagosurit u dërguan në spital për të marrë mjekimin e duhur dhe për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore.Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes, ndërkohë administrata e burgut po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.