Krerët e shtetit përcjellin urimin: Gëzuar Bajramin! Urim dhe nga Konsulli i Nderit i Meksikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2015, 18:33
Krerë të lartë të shtetit dhe figura të politikës, kanë përcjellë urimet e tyre për besimtarët myslimanë dhe bektashinj, për festën e Fiter Bajramit.
Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, ministrant Blendi Klosi e Eglanitna Gjermeni, Edi Paloka në emër të PD-së, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, konsuj nderi, përçuan urimet e tyre në Komunitetin Musliman.
Paqe, harmoni dhe dashuri, ishin mesazhet që bashkuan politikën, në këtë ditë të shënuar.