Sekuestrohen në portin e Durrësit 9 kg drogë e dyshuar si heroinë, do shkonte në Bari
Nëntë kilogram drogë e dyshuar e llojit heroinë me destinacion Italinë është sekuestruar në portin e Durrësit. Policia informon se janë arrestuar në flagrancë dy persona.Të arrestuarit janë Aleks Gjergji dhe Luan Veçani nga Lushnja.Droga u gjet në kroskotin e makinës e cila drejtohej nga Aleks Gjergji dhe ishte vendosur në 17 pako të mbështjella me qese celofoni.Operacioni u kodua "Imbarkimi".39 vjeçari banues në Lushnjë do të udhëtonte për në Itali me një automjet tip Ford Focus me targa AA536LH. "Drejtuesi i mjetit u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë dhe në kroskotin e makinës iu gjetën 17 pako të mbështjella me qese celofoni e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 9 kg" informon policia e Durrësit.Pas veprimeve të mëtejshme u arrestua edhe Luan Veçani 59 vjeç,banues në Lushnjë i cili ishte pronari i makinës."Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi i mësipërm,është gjithashtu i implikuar.Ai ishte pronari i automjetit,i cili ndodhej edhe në makinë gjatë kontrollit" thuhet në njoftimU sekuestruan në cilësinë e provave materiale:17 pako lëndë narkotike e llojit heroine me peshë rreth 9 kg;Automjeti tip Ford Focus me targa AA536LH;Rreth 1000 €;o 3 telefona celularë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë,për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.[caption id="attachment_547453" align="alignnone" width="642"]
Ne foto : 17 pako lëndë narkotike e llojit heroine[/caption][caption id="attachment_547455" align="alignnone" width="638"]
Ne foto: Rreth 1000 € dhe 3 telefona celularë.[/caption][caption id="attachment_547456" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Automjeti tip Ford Focus me targa AA536LH[/caption][caption id="attachment_547457" align="alignnone" width="638"]
Ne foto : Automjeti tip Ford Focus me targa AA536LH[/caption]/Oranews.tv/