Raporti sekret i FMN: Borxhi grek do të kalojë 200% të PBB-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar është i bindur që Greqisë do t'i nevojitet shumë më tepër ndihmë se sa mendojnë partnerët e saj europianë, pasi parashikon që borxhi i saj në dy vitet e ardhshme të arrijë në 200% të Produktit të Brendshëm Bruto.Raporti sekret i FMN-së, i përpiluar nga institucioni financiar me bazë në Uashington dhe i zbuluar nga agjencia Reuters, i është dërguar 18 partnerëve të Greqisë në Eurozonë të hënën në mbrëmje, pak orë pasi ata nënshkruan me Athinën një marrëveshje për të nisur negociatat për një program të ri shpëtimi.Në të thuhet se shtetet europiane do të duhet t'i japin Greqisë një periudhë lehtësimi nga detyrimet prej 30 vitesh, ose të pranojnë falje të një pjese të borxhit.Raporti u publikua ndërsa Ministrave të Financave të Eurozonës iu janë bashkuar edhe pjesa tjetër e kolegëve të Bashkimit Europian, për të diskutuar në Bruksel mbi financimet e përkohshme që duhet t'i akordohen Greqisë.Me shumë gjasa, Bashkimi Europian po planifikon të kontribuojë me 40 deri në 50 miliard eurosh në programin e ri të shpëtimit prej 86 miliardësh, por Ministri britanik i Financave, Xhorxh Osbourn, ka hedhur poshtë mundësinë që vendi i tij të ndihmojë."Britania nuk është në zonën euro kështu që ideja që taksapaguesit britanikë do të bëhen pjesë e kësaj marrëveshje greke përjashtohet që në fillim. Eurozona duhet t'i paguajë vetë faturat e veta".Athinës i nevojiten 3.5 miliardë euro deri të hënën, pa harruar detyrimet e prapamebetura prej më shumë se 2 miliardë eurosh ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.Në total janë 12 miliardë euro të cilat duhet të dalin nga arkat e shtetit grek në drejtim të kreditorëve brenda mesit të muajit gushtNë alternativat që po diskutohen në tryezë, përveç kredive ndaj Greqisë prej shteteve të veçanta, është edhe disbursimi i përfitimeve të Bankës Qendrore Europiane, por edhe përdorimi i fondit të emergjencvave të Bashkimit Europian, por kjo mundësi shihet si më e parealizueshme, pasi do të duhej miratimi it ë 28 vendeve të unionit.