Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias viziton sot Kosovën

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, viziton sot Kosovën, ku pritet të takohet fillimisht me kryeministrin Isa Mustafa dhe homologun Hashim Thaçi, me të cilin pritet të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp pasdite para nisjes për në Tiranë.Në të dy takimet, temë kryesore e bisedimeve mendohet të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës, pasi Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Europian që ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.Në mbrëmje, Kotzias mbërrin në Tiranë, për të vazhduar kështu turin e tij ballkanik, ndërsa më 16 korrik do të vizitojë Bosnje-Hercegovinën. Muajin e kaluar, ministri i jashtëm grek ishte në Beograd dhe Shkup.