Situata në Ukrainë, misioni trajnues amerikan do të shtojë praninë
Shtetet e Bashkuara po mendojnë të zgjerojnë misionin trajnues në Ukrainë, për të përfshirë në të edhe trupa të këmbësorisë dhe operacioneve speciale. Lajmin e bëri të ditur Gjernali Ben Hoxhs, kreu i forcave amerikane në Europë, i cili deklaroi gjithashtu se përveç gardës kombëtare, në stërvitje do të përfshihen edhe trupat e rregullt të ushtrisë ukrainase.Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar ukrainën me pajisje dhe makineri të rënda për të përballur separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit, por Uashingtoni nuk ka miratuar ende dërgimin e armëve.Ndërkohë, në anën tjetër të Atlantikut, kryeministri ukrainas, Arseni Jatesenjuk, mori pjesë në samitin e parë të ivnestiemve SHBA-Ukrainë, për të shënuar, siç tha ai, një faqe të re në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, që prej rrëzimit të presidentit Viktori Janukoviç nga pushteti pas tendencave të tij për t'i qendruar besnik Moskës dhe anullimit të marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Europian.