Shkelje në Prokurime dhe bllokim Doktoraturash, KLSH padit 3 zyrtarë të MAS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2015, 16:39
KLSH padit ne Prokurori tre drejtues të larte ne Ministrine e Arsimit me argumentin se i kane shkaktuar shtetit nje dem financiar prej 108 milion lekesh. Sekretari i Pergjithshem, Drejtori Juridik dhe Përgjegjësi i Sektorit të Financave akuzohen për devijim të fondeve publike dhe ndjekjen e proçedurave diskriminuese ne prokurime.Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori tre zyrtarë të Lartë të Ministrisë së Arsimit.Pas nje auditimi një vjeçar për periudhën shator 2013-dhejtor 2014 jane konstatuar shkelje në proçedurat e prokurimit të cilat kane sjell nje dëm ekonomik në buxhetin e Shtetit në masën 108 milion lekë.Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit këta zyrtarë kanë bllokuar kuotat për doktoraturat në publik, duke sjellë orientimin e fondeve vetëm në një Universitet privat.KLSH ka hasur shkelje në procedurën e prokurimit të zhvilluar për ndërtimin "Tirana Olimpik Park".Nga auditimi është konstatuar se projekti është hartuar nga një shoqëri që nuk rezulton të jetë kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor apo njësitë e varësisë për kryerjen e këtij shërbimi duke zbatuar kritere diskriminuese.Për shkeljet e mësipërme, KLSH ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal për Plarent Ndrecën me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrise se Arsimit në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Përgjegjësine Sektorit të Financës ne kete Ministri në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.KLSH ka depozituar kallëzimin penal edhe për Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, me cilësinë e zyrtarit të autorizuar për shqyrtimin e ankesës, sepse gjatë zbatimit të proçedurës së prokurimit me objekt "Blerje pajisje mobilierie për shkollat e sistemit arsimor pasuniversitar", ka kryer veprime të kundërligjshme.Liza Tabaku u emerua në shkelje të ligjitAuditimi i Kontrollit të Lartë të shtetit ndër të tjera ka zbuluar se emërimi i Liza Tabakut ne krye te Drejtorise se Arsimit ne Fier e dënuar me 7 vite burg për korrupsion është bërë në shkelje me ligjin. Sipas KLSH, Tabaku nuk ka asnjë përvojë në fushën e arsimit dhe është emëruar në kundërshtim me Urdhrin e MAS nr. 57, datë 12.11.2013 "Për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të Institucionit Publik të Arsimit Parauniversitar".Për shkeljen e konstatuar, KLSH i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit masën disiplinore “Largim nga shërbimi civil” për Drejtorin e DAR Qarku Fier z. Sh.A.Për përmirësimin e gjendjes, KLSH i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit 17 masa organizative, 2 masa për shpërblim të dëmit të shkaktuar në vlerën e 108 milion lekëve, si dhe 10 masa disiplinore.
Njoftim i KLSH-së mbi padinë për zyrtarët e MASH